DËGJO RADIO LIVE

MARKETING
OPINJONI I JUAJ

Letėr e don Anton Kēirės drejtuar bashkėkombasve


Tė nderuar vėllezėr e motra shqiptare kudo qė ndodheni , nė trojet tona
etnike apo nėpėr botė.
Kam nderin t’ju drejtohem nėpėrmjet kėsaj letre tė hapur pėr tė sqaruar tė gjithė bashkatdhetarėt dhe bashkėkombasit e mi, bashkėpunėtorėt dhe besimtarėt e tė gjitha feve tė hapėsirės shqiptare, nė lidhje me njė video montazh tė publikuar ditėt e fundit nė Internet nė faqen youtube, ku paraqiten pjesė tė shkurtuara tė njė fjalimi tė mbajtur nga ana ime nė njė aktivitet tė shoqatės sė Intelektualėve tė organizuar nė Kishėn Katolike tė Shėn Palit nė Detroit, me temė “Kosova nė prag tė pavarėsisė”. Gjithashtu nė kėtė video montazh nė mėnyrėn mė histerike janė bėrė ilustrime fotografike tė ngjarjeve mė tragjike tė ndodhura ndonjėherė nė tė gjitha trojet tona etnike dhe qė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me pėrmbajtjen e fjalimit tim.

Do tė doja ta nisja kėtė sqarim duke thėnė disa fjalė nė lidhje me aktivitetin tim nė Kishėn Katolike tė Shėn Palit nė Detroit.

1. Gjatė gjithė aktivitetit tim fetar ēėshtja jonė kombėtare ka qenė dhe mbetet parathėnia e ēdo iniciative apo veprimtarie tė drejtuar nga ana ime.

2. Kisha qė unė drejtoj ėshtė dhe do tė mbetet njė vatėr e besimit dhe e atdhedashurisė pėr tė gjithe shqiptarėt.

3. Vleresimi dhe respekti per cdo shqiptar pavaresisht besimit te tij fetar ka qene dhe mbetet kryefjala e aktivitetit tim 43 vjecar.

4. Kam marrė pjesė nė tė gjitha demonstratat paqėsore tė shqiptarėve tė Amerikės, pėrpara Institucioneve Amerikane pėr sensibilizimin dhe ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes sė Kosovės.

5. Kam udhėhequr dhe organizuar takime me zyrtarė dhe pėrfaqėsues tė lartė tė Shtetit Amerikan nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare.

6. Kam drejtuar komunitetin e shqiptarėve tė Detroitit nė fushatėn e mbledhjes sė ndihmave financiare pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės,si dhe kam ofruar gjithė ēka kam patur nė ndihmė tė kėsaj ēėshtjeje.

7. Kam organizuar dhe drejtuar tė gjitha nismat dhe tubimet nė pėrkrahje tė pavarėsisė sė Kosovės derisa kjo ėndėrr shumėvjeēare e shqiptarėve u bė realitet.

Pėr sa u tha mė sipėr ekzistojnė prova dhe fakte historike tė aktivitetit tim 43 vjeēarė, tė cilat me kėnaqėsi mund t’ja vėmė nė dispozicion ēdo Shqiptari tė interesuar.

Nė vazhdim do tė doja tė sqaroja tė gjithė lexuesit e kėsaj letre nė lidhje me pėrmbajtjen e pjesėve tė montuara tė videos sė publikuar nė youtube.

Unė kam marrė pjesė nė njė takim tė organizuar nga Shoqata e Intelektualėve Shqiptaro-Amerikan nė Michigan mė 13 maj 2007, takim i cili zhvillohej pėr tė denoncuar dhe pėr tė shprehur indinjatėn nė lidhje me nje akt terrorist tė mbetur nė tentativė nė bazėn ushtarake tė Fort Dix nė New Jersey, ku u gjetėn fajtor dhe mė vonė u dėnuan me burgim tė pėrjetshėm tre shqiptarė tė lindur nė trojet tona etnike qė aktualisht ndodhen brenda shtetit tė Maqedonisė. Kjo ngjarje e rėndė kishte ndodhur 5 ditė para mbajtjes sė kėtij takimi. Njėkohėsisht takimi zhvillohej nė pėrkrahje tė pavarėsisė sė Kosovės, e cila ndodhej nė hapat e fundit tė pėrgatitjes dhe deklarimit tė saj perfundimtar. Dėshiroj tė sqaroj se megjithė njoftimin e bėrė pėr kėtė aktivitet tė rėndėsishėm pėr kohėn kur ai mbahej, pjesėmarrja ka qenė jashtėzakonisht e vogėl, madje nė sallė nga disa pjesėmarrės mungonte edhe serioziteti apo vlerėsimi i duhur i aktivitetit. Fjala ime aty ka shprehur
nė mėnyrė emocionale indinjatėn nė lidhje me ngjarjen e bazės ushtarake tė Fort Dix tė New Jersey-it, dhe ndoshta fjalori i pėrdorur nga ana ime nė kėto rrethana nuk ka qenė i pėrzgjedhur mirė dhe me kujdes. Sa pėr sqarim, unė kam shprehur indinjatėn time pėr shkakun qė tre shqiptarė tė marrin guximin pėr tė marrė pjesė nė njė akt tė tillė terrorist tė mbetur ne tentativė kundėr interesave Amerikane dhe veēanėrisht nė njė bazė ushtarake Amerikane, e cila ka strehuar 20,000 refugjatė tė ardhur nga Kosova, gjatė luftės.
Duke e vlerėsuar kėtė si njė akt tė pamoralshėm tradhėtie dhe tė nxitur nga individė ekstremistė fetarė, pa marrė parasysh detyrimin e madh moral qė ne si komb kemi dhe do tė kemi ndaj shtetit Amerikan, kam shprehur hapur indinjatėn time personale pėr kėtė ēėshtje. Unė nė fjalimin tim kam dashur te them se: Ashtu siē u masakruan 260 mijė muslimanė nė Bosnje, ashtu do tė ishin vrarė dhe masakruar 1.9 milionė shqiptarė nė Kosovė po tė mos ishte ndėrhyrja ushtarake e NATO-s e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ēdo interpretim tjetėr ėshtė njė keqpėrdorim i qėllimshėm i fjalimit tim, dhe njė nxitje e pastėr e urrejtjes ndėrfetare mes shqiptarėve nga individė ekstremistė fetarė, nga ish shėrbėtorė tė UDB-sė jugosllave, nga komunistė ateistė tė shitur dhe tė blerė qindra herė, tė cilėt komuniteti Shqiptar i Detroitit i ka identifikuar me kohė dhe i njeh shumė mirė. Unė gjatė gjithė aktivitetit tim e kam konsideruar ēėshtjen kombėtare si parėsore dhe
ēėshtjen fetare si dytėsore dhe nė sherbim tė pasurimit shpirtėror tė shqiptarėve. Kėtu nė Detroit tė SHBA-ve kam bashkėpunuar ngushtėsisht me tė ndjerin Imam Vebi Ismaili, njė klerik shembullor i fesė muslimane si dhe njė patriot i madh nė pėrkrahje tė ēėshtjes sonė kombėtare. Kam bashkėpunuar ngushtėsisht me tė ndjerin Baba Rexhep dhe Teqen Bektashiane nė tė gjitha mėnyrat e mundshme dhe nė tė gjitha organizimet me karakter kombėtar dhe patriotik. Asnjėherė gjatė karierės sime nuk i kam dalluar Shqiptarėt nga besimi i tyre fetar, dhe e ēmoj harmoninė ndėrfetare tė Shqiptarėve si njė cilėsi fisnike, vlerė dhe dimension i ēmuar moral.

Duke e mbyllur kėtė letėr dėshiroj tė theksoj se askush nuk mund tė gjykohet nga pjesė tė shkurtuara tė njė video montazhi disa minutėsh, kur flitet pėr njė aktivitet patriotik nė sherbim tė Ēėshtjes Shqiptare pėr mė shumė se 43 vjet. Kjo video ėshtė pergatitur nga individė ekstremistė dhe tė shitur pėr qėllime tė caktuara, tė cilėt megjithėse kanė kaluar tre vjet nga tentativa pėr akt terrorist kundėr Amerikės, akoma nuk e kanė dėnuar atė publikisht. Ne si Shqiptar kudo ku jetojmė, jemi dhe duhet tė jemi mirėnjohės pėr jetė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr kontributin vendimtar nė zgjidhjen pėrfundimtare tė Ēėshtjes Shqiptare. Ky detyrim i madh moral ndaj Amerikės ėshtė njėkohėsisht edhe testimi mė i mirė qė mund t'i bėhet patriotizmit tė ēdo Shqiptari.

Duke ju pėrshėndetur, i uroj ēdo shqiptari, kudo ndodhet, dhe pavarėsisht krahinės, apo pėrkatėsisė fetare suksese, mbarėsi dhe shėndet nė familjet e tyre, si dhe i uroj Kosovės, Shqipėrisė dhe tė gjitha trojeve tona etnike bashkim dhe zhvillim tė shpejtė si partnere dinjitoze tė Amerikės dhe Bashkimit Evropian.

Zoti i bekoftė Shqiptarėt kudo qė janė!

Zoti e bekoftė Amerikėn!
2010-03-06

Design
© 2005 Radio Drenasi - Të gjitha të drejtat e rezervuara
Hosted and Maintained by Imagjino.com