DËGJO RADIO LIVE

MARKETING
OPINJONI I JUAJ

Fjala me rastin e promovimit te librit "Kujtime" tė veprimtarit tė dalluar tė ēėshtjes kombėtare - Zaimit Beqirit nga Tetova

Fatos Aliu
Tė nderuar shokė, miq e mikesha tė Maqedonisė Ilirike,

Tė respektuar pjesėmarrės nė kėtė promovim,

Kam kėnaqėsi tė veēantė t'i them disa fjalė me rastin e promovimit tė librit 'Kujtime' tė Zaimit, sidomos pas njė periudhė bashkėveprimi shumė tė afėrt me Zaimin, qoftė para edhe gjatė qėndrimit tim, herė nė Tetovė, e herė nė Tiranė, nė vitet 1991, '92 e 93, me pėrpjekje e aktivitete, si bashkėveprimtarė, si shokė, e si miq, pėr faktin se kam qenė si pjestar i familjes sė ngushtė te Zaimit, si edhe tė Shpetim Pollozhanit, nė momente mė kritike gjatė kohės sė pėrndjekjes sime politike nga policia pansllaviste. Ajo qė na ka afruar me njėri tjetrin dhe me shokė tjerė tė idealit, nuk ishte as 'turizem patriotik', as ndonjė 'tender-biznesi' i asaj kohe me sllavet, por, thjesht, vullneti dhe obligimi pėr tė ndjekur rrugėn e tė parėve dhe tė rėnėve pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar. Pėrgjatė aktiviteteve tona, kishim bėrė edhe disa pėrpjekje me Zaimin e shokė anembanė trojeve shqiptare, pėr tė organizuar rrjetin e bashkėpunimit nderpartiak tė fillim viteve tė 90-ta, nė kahje tė bashkimit kombetar, megjithėse dominonin politikat pėrēarėse dhe sabotuese tė partive mė tė mėdha autonomiste, qė ndiqnin rrugėn pacifiste-pansllaviste, nė emėr tė demokracisė nė kuadėr tė kornizave tė ish Jugosllavisė.
Kurrė nuk na ka shkuar mendja qė do tė vijė dita kur do tė lihen nė baltė, si ideali, edhe shokėt e idealit, pėr t'u zhytur nė korrupsion tė turpshėm, pa arritur as nė stacionin e parė tė destinacionit, pėrgjatė rrugės sė betimit tė dhėnė pėr liri, pėr gjuhė, flamur e atdhe tė bashkuar. Megjithėse nė njė shkrim analitik "Kujt i shėrben kėrkesa Kosova Republike", tė botuar nė gazeten studenteske, "Bota e Re", mė 1990, me titull tjetėr - "Iluzionet dhe e vėrteta e unitetit tonė kombėtar", - krahas shanseve pėr integrime kombėtare e ndėrkombėtare shqiptare, e kisha parashikuar rrezikun e pėrsėritjes sė historisė sė princ vidave te rinj, nuk kisha pritur nėnshkrimin e marrėveshjeve pėr rivendosjen e kolonializmit, dorėzimin e armėve tė lirisė, shpėrbėrjen e njė pas njė tė ushtrive ēlirimtare, tė krijuara me djersė e gjak, me sakrifica shekullore, pozicionimin e ish-kollaboracionistėve dhe dallkaukėve pa karakter e ndėrgjegje elementare nė struktura vendimarrėse tė zhvillimeve, falė marrėzisė politike dhe instalimit tė qarqeve tė masonerisė pansllaviste nė Kosovė, tė infiltruar nė emėr tė ndihmave humanitare, nėpėr parti, ojq-ė, media, e nė ndėrmarrje tė rėndėsisė kapitale ekonomike tė vendit.

Disa fjalė pėr librin

Karakteristikė e librit, si edhe e vetė autorit, ėshtė origjinaliteti, fjala e drejtėpėrdrejtė, siē thuhet - pa rrotlla, e njė atdhetari me qėndrim tė palėkundur pėr ēėshtjen kombetare, qė nuk duron lake e leqe, demagogji e hipokrizi, as nė shprehje e mendime, as nė shpirt e botkuptime.
Zaimi si nė jetė, edhe nė libėr, ka dėshmuar kurajo tė veēantė pėr ta thėnė tė vėrtetėn e zhveshur, si ndaj individit, edhe shoqėrisė, por edhe tė shpreh revoltėn e dhimbshme ndaj njė populli tė tėrė i cili lėngon, jo vetėm nga plagėt e sė kaluarės, por, mė rėndė, nga plagėt qė ia shkakton vetėvetes dhe Atdheut durimi i pashembullt i tij ndaj politikaneve e politikave qė heqin vallen e djallit, me parti tė panumėrta, nė emėr tė njė 'sistemi tė improvizuar demokratik e pluralist', pa kritere elementare njerėzore e kombėtare, me imitacione karikaturale tė sistemeve perėndimore.
Pėrkundėr lėshimeve tė dukshme gjuhėsore e strukturore tė librit, pa redakturė e lekturė tė duhur, ato i nėnshtrohen Fuqisė sė tė Vėrtetės demaskuese tė ngjarjeve dhe personazheve qė i trajton autori, sidomos tė atyre qė sollėn fatalitete pėrgjatė viteve tė 90-ta e deri mė sot, duke i shndėrruar shpresat nė zhgėnjime, sakrificėn mė sublime nė perfitime, politikat madhore atdhetare nė politika tė turpshme tė inferioritetit dhe nenshtrimit.
Prandaj "Kujtime"-t e Zaimit shprehin edhe revoltėn pėr shanset e humbura, nė njė periudhė shumė tė volitshme tė ndryshimeve dhe ngjarjeve historike tė fundshekullit 20, pas shpėrbėrjes sė bllokut pansllav dhe tė krijesės artificiale - ish Jugosllavisė, pėr shanset e reja nė fillim tė shekullit tė Ri 21, si nė planin kombėtar edhe ndėrkombėtar, pėr realizimin e aspiratave shekullore, karshi pozicionimit mė fatlum me demokracitė e botės sė pėrparuar.
Zaimi nuk hesht, kur ėshtė fjala pėr qenėsoren, kur ėshtė fjala pėr vlerėsimin e ngjarjeve madhore historike - siē ishte Konferenca e Bujanit! Kemi shumė historianė e akademikė tė shkencės, zyrtarė profesionistė, por, qė akoma hezitojnė apo nuk gjejnė kurajo ta spikasin rolin dhe rėndėsinė kapitale tė Konferencės sė Bujanit dhe tė vendimeve tė saj me referencė kombėtare e ndėrkombėtare pėr kohėn e sotme.
Zaimi nuk heziton pėr thelbėsoren, sepse e di mirė se heshtja pėr ngjarjet madhore ėshtė frymezim pėr pansllavizmin.
Mospėrfillja e tė vėrtetės dhe fuqisė sė brendshme sjell dėshprimin, servilizmin dhe mentalitetin e vasalit qė sheh shpėtimin vetėm te i huaji, qoftė ai aleati mė dashamirės. Nė kėtė kuptim, duket se jemi fatlumė qė sot nė kėto hapėsira janė ngulitur interesat e NATO-s amerikane pėrballė pansllavizmit, nė radhė tė parė, falė qėndresės heroike dhe gjakut tė derdhur per liri kombėtare, e cila na obligon tė vazhdojmė rrugėn e papėrfunduar tė bashkimit kombėtar.
Nga ky kėndvėshtrim i gjendjes, ka qenė i plotkuptueshėm edhe pohimi i Ramiz Alisė nė takimin qė kishim nė mars tė vitit 1992, dhe dakordimi i tij me ne, se kėrkesa 'Kosova Republikė' ishte gatuar nė kuzhinat pansllave, e programuar si thembra e Akilit pėr kombin shqiptar, pėr Shqipėrine e Bashkuar, e jo pėr Jugosllavinė siē pretendonin shumė „iluzionistė“ tė ēėshtjes kombėtare.
Synimet e kriminelit pėr t'u kthyer nė vendin e krimit nuk ndalen, me ndihmėn e misioneve paralele neokoloniale-pansllave tė ngulitura ne trojet tona, krahas dhe pėrkundėr prezencės dhe pėrkrahjes sė aleatėve tė ēėshtjes shqiptare, dhe nėse nuk do tė jemi syēelė dhe tė organizuar, rruga e bashkimit kombėtar do tė na kushtojė edhe mė shtrenjtė se deri mė sot, sepse ēmimi i lirisė nė kohė tė krizave globale mund tė rritet shumėfish, nė vigjilje tė 100 vjetorit tė Shqipėrisė Londineze dhe copėtimit tė Shqipėrisė Etnike. Kush brengoset sot per sigurinė kombetare shqiptare? Sa jemi tė pėrgatitur ne si komb? Ku e kemi ushtrinė shqiptare? Ku i kemi dhe kush i mbron kufijtė tanė?
Sllavėt nė „Maqedoni", emėrtim me kuptim thjesht gjeografik, pretendojnė tė jenė „maqedonasit e vjeter", megjithėse historia nuk njeh as komb maqedon as Maqedoni sllave, ndėrsa IRJM-ja e Titos, ka shėrbyer si laborator i eksperimenteve antishqiptare. Pansllavizmi nė Maqedoni ka ngritė kokė, pasi i hapėm derėn hap e krah kėtu nė Kosovėn e copėtuar tė formės romboike, qė ta zhvillojė lirshėm ofanziven deri edhe nė gjykata ndėrkombėtare, nė njė kohė kur duhet tė ndodhte e kundėrta; qė Serbia tė pėrgjigjej pėr krimet shekullore e tė dokumentuara historike kundėr popullit shqiptar.
Ja ironia: Shqiptarėt qė janė plot gojė pėr integrime evropiane, izolohen, ndėrsa Serbia e krimeve historike, e Pashiqeve e Ēubrilloviqėve, e Qosiqėve e Millosheviqėve, e Mlladiqėve e Tadiqėve, shpėrblehet nga Evropa me liberalizimin e vizave, edhepse Serbia i ka shkelė dhe po i shkel tė gjitha konventat ndėrkombėtare nė trevat shqiptare te Preshevės, Medvegjės e Bujanocit, ndėrkaq i ka futur thellė kthetrat nė "Kosovėn e Pavarur e Sovrane". Kėto tallje i durojmė vetėm ne. Si duket pėr kėtė jemi sui generis! Prandaj BE-ja po tallet me ne: nuk po synojmė ta bashkojmė kombin dhe atdheun tonė, e duam bashkim nė Evropė! Nė Evropė ka vend vetėm pėr kombet dhe shtetet e konsoliduara, qė mund t'i dalin zot sfidave dhe barrierave tė integrimit. Bashkimi kombėtar nuk bėhet as me lutje, as me krijimin e kombeve tė reja artificiale me origjinė shqiptare, kosovar apo maqedon, as me pritje pasive nga jashtė, aq mė pak me iluzione qesharake tė bashkimit nė BE.
Sot kemi mė shumė se kurrė analistė, me grada e tituj akademikė, po tė paktė janė ata qė, si Zaimi, pa asnjė interes personal dhe me pak fjalė e theksojnė dhe dallojnė qenėsoren, siē ėshtė reflektimi konkret dhe kuptimplotė qė i ben termit "Shqiperi e Madhe" gjatė njė bisede me gazetarin e huaj nė zonė luftimesh tė UĒK-sė nė IRJM, term i lansuar nga kuzhinat pansllave pėr ta minuar bashkimin e trojeve shqiptare, Shqipėrinė e Bashkuar.
E vėrteta e kėtij libri ėshtė e Vėrteta e dhimbshme, nga e cila tė shumtėt ikin, sepse ajo dhemb dhe nuk durohet lehtė, tė mjerėt preferojnė punėn e strucit, qė fsheh kokėn ndėrsa vithet i len jashtė. Tė rrallėt mbetet tė vazhdojnė rrugėn maratonike tė rezistencės, qė tė mbrojnė me vendosmėri, qoftė edhe me kryeneqėsi, kauzėn e drejtė tė kombit tė vet. Por, si duket, kėshtu e ka jeta me natyrėn dhe ligjet e saj: Gjithmonė pakica, Minorja Madhore, e ka lėvizur Shumicėn minore, si llokomotiva e palodhshme, vagonat e lodhshėm dhe pėrtacė. Uroj qė kjo tė ndodh pėr bashkim kombėtar, pėr Shqipėrinė NJĖ.

Ju falemnderit pėr vėmendjen.

Prishtine, 14 tetor 2009
2009-10-21

Design
© 2005 Radio Drenasi - Të gjitha të drejtat e rezervuara
Hosted and Maintained by Imagjino.com