DËGJO RADIO LIVE

MARKETING
OPINJONI I JUAJ

Ramiz Elkosi (Ose Elkosi i Pejės) – krah i zhvillimit tė shqiptarėve kudo qė janė !

. Ramiz Kelmendi ėshtė personi i tretė mė i pasur nė Kosovė. Firma e tij tregtare ėshtė themeluar para 20 vjetėve dhe ka 1.200 tė punėsuar. Ėshtė duke investuar 15 milionė euro nė ndėrtimin e ETC nė Gjakove, Lipjan, Podujevė e pastaj nė Drenas, Skenderaj. Do ta shtrij rrjetin nė Shqipėri, Mal tė Zi dhe kudo ku ka shqiptarė.
Me prejardhje nga Rugova, kurse me vendbanim kahmot nė Pejė-52 vjecari, Ramiz Kelmendi, inxhinier i diplomuar ne Fakultetin e Elektros nė Prishtinė, sipas njė sondazhi tė paradokohshėm, ėshtė personi i tretė mė i pasur nė Kosovė. Pronar i vetėm i Organizate “Elkos grup”, e themeluar para 20 vjetėve ka 1.200 tė punėsuar, qindra hektarė tokė pjellore, kullota dhe pyje nė Komunėn e Pejės dhe Rugovė. Posedon pastaj edhe rrjetin tregtare tashme te njohur si ETC, rrjetin e shitjes me shumicė te mijėra artikujve jo vetėm ushqimore nė secilėn komunė tė Kosovės te populluar me mė shumė banore si dhe hapėsirėn prodhuese te ish Fabrikės se autopjesėve nē Pejė, e njohur si “ Zastavė “ me 4o mijė metra katrore.
Ėshtė i martuar. Ka dy vajza dhe njė djalė. Ky ėshtė letėrnjoftimi personal dhe afarist i personazhit tė kėtij shkrimi, i cili ne opinion njihet me shume si Ramiz Elkosi, duke bartur kėshtu si mbiemėr emrin e firmės.. Ne Kosove absolutisht ėshtė lider, prin ne tregtimin e gamės se madhe te asortimenteve ushqimore, teknike, higjienike… Po te pyetet se cila ėshtė vlera monetare e gjithėmbarshme e pasurisė se tij, rrudhe krahėt, jo pse nuk dėshiron tė pėrgjigjet, por njėmend nuk e di saktėsisht, pėr arsye se, sikur u shprehe ai, ajo rritet e shtohet pėr ēdo dite e muaj…
Megjithatė, kureshtja s’na le rehat pėr ta pyetur se a ėshtė miliarder dhe sa miliarderė ka ne Kosove? Pėrgjigjes nuk i bene shume lak , duke apostrofuar se ne Kosove janė disa miliardere, por ketė janė vetėm raste. Fatmirėsisht milionerė nė Kosove janė shume dhe kjo ėshtė dukuri, qe dita-ditės vetėm, sapo shtohen.

- Ēka Ju bėn te suksesshėm ?

* Me t’ u zgjuar filloi me ushtrime gjimnastikore , pastaj vrapoj ku e kah tė mundem, sikur tė jem nė garė atletesh. Kjo me ēliron nga ēdo gjė qė do tė mund tė mė pengonte nė kryerjen e detyrave dhe obligimeve me sukses. Praktika sportive e tillė mė ndihmon tė lirohem nga stresi. Jo pse jam i ngulfatur me tė, por ndihem fort mė pozitiv, kreativ, dhe optimist pėr ditėn qė fillon dhe mbaron mbarė me punėtorėt, miqtė, afaristė, bashkėpunėtorėt. Kėsodore, me mėngjes filloi planifikimin e gjithė asaj qė do tė ngjajė, jo vetėm atė ditė. Ėshtė dėshmuar se njė minutė planifikim kursen dhjetė minuta punė konkrete. Mjafton te bėni dhjetė minuta planifikim pėr t’u kursyer dy orė punė, qė, do t’i hurbasni duke u sorollatė se si ta gjeni fillin nė lėmshin e madhe te punės qe keni pėr te bėrė. Nga planifikimi si duhet krijohet perspektiva afatgjate nga e cila varet cilėsia e tė jetuarit dhe punės. Ka zėra qė thonė se perspektiva afatgjate ėshtė mė e vlefshme se prejardhja familjare, shkollimi, raca, inteligjenca dhe faktorėt tjerė. I dituri i madh, Aleks Mekenzi thotė: “Aksioni pa planifikim paraprak ėshtė shkak i tė gjitha dėshtimeve.” Pėr tė pasur shėndet dhe kondicion fizik tė mirė, kam gjithnjė parasysh ushqimin. Zakonisht ha ushqim tė lehtė :sallata dhe perime. Asnjėherė s’e teproj me ushqime tė rėnda dhe pije qė pėrmbajnė alkool .

- Aktualisht “Elkos Group” ē’punė kryen?

* Pėrveē punėve tė pėrditshme e tė pėrmuajshme momentalisht jam duke investuar 15 milionė euro nė ndėrtimin e ETC nė Gjakovė dhe Lypjan, kurse sė shpejti do tė fillojė nė Podujevė e pastaj nė Drenas dhe Skėnderaj, me ēka pėrmbylli perspektivėn afatgjate qė secila ETC tė jetė e pranishme nė ēdo komunė tė Kosovės. Nė ish Fabrikėn e autopjesėve nė Pejė janė nė tė pėrfunduar punėt nė ngritjen e parkut tė bizneseve. Nė ketė hapėsirė prej 4o mijė metra katrorė do tė vendosen bizneset qė kanė tė bėjnė me prodhuesit vendor dhe ata tė rajonit. Do tė jetė shembulli i parė nė Kosovė, nė tė cilin nė formė tė drejtpėrdrejtė pėrkrahet sektori privat duke ushtruar krejtėsisht nė njė vend veprimtari prodhuese dhe shėrbyese njėkohėsisht, e cila posedon infrastrukturė komplete dhe bashkėkohore, gjithnjė sipas standardeve evropiane.

- Kohė mė parė nė media tė shkruara keni kumtuar se keni pasur ne vitin e kaluar qarkullim l6o milionė, ndėrsa sivjet do te keni 190 milionė dhe, se pėrveē qė tash punėsoni 1.200 punėtorė, deri ne fund te vitit do te keni gjithėsejt 20 mijė tė punėsuar. Nė ēka jeni bazuar kur i keni deklaruar kėto te dhėna ?

* Hapja e vendeve te reja ne Elkosgroup ėshtė pėrditėsimėri. Krijimi i rrjeteve tė reja tė ETC-sė nė Kosovė, pastaj parku i biznesit nė Pejė janė vetėm forma tashme tė ditura te punėsimit. Ndėrkaq, pėr herė tė parė shpalojmė publikisht se ELkosgroup do tė jetė e pranishme shume me fuqishėm se nė Kosovė, nė tregun e Shqipėrisė. Planifikojmė qė me nismėn e viti qe vjen ne tregun shqiptare te krijojmė zinxhirin e ETC-ve nė ēdo bashkėsi te Shqipėrisė. Njėkohėsisht ne Tirane nė disa hektarė sipėrfaqe do tė ndėrtojmė Qendrėn e shpėrndarjes se mallrave ne te cilėn do te gjejnė hapėsirėn e tyre tė duhur dhe mjaft nevojshme prodhuesit vendor nga Kosova dhe ata shqiptare, por edhe sherbyesit dhe prodhuesė tjerė nga rajoni. Krahas depėrtimit ne tregun shqiptar, do te nisim edhe hyrėn nė tregun e Malit ter Zi dhe te Maqedonisė, gjithandej kahdo dhe kudo qe ndodhen shqiptaret.

- Kush ju ndihmon, me kėnd konsultoheni pėr punėn qė bėni ?

* Vijimisht jam ne kontakt me profesionistet qė kanė nam e fame nė lėmi tė caktuara nė Kosovė dhe jashtė saj, ndėrsa konsultoj literature dhe botimet e kohės. Kėshilla fort tė arsyeshme e me vend marrė nga bashkėpunėtoret dhe koleget me te cilėt punoj ne Elkos group. Tash se voni kam edhe njė kėshilltar, me tė cilin bashkėbisedoj pėr ēėshtjet qė kam dilema apo hezitoj pėr zgjidhjen e njė ēėshtje te caktuar qoftė nė rrafshin politik, shoqėror , social apo ekonomik.

- A besoni?

*Nese mendoni se a besoj nė vetvete, ju them se besimin i madh qė kam nė vetvete pėr kapėrcimin e ēfarėdo tė lige dhe arritjen e ēfarėdo suksesi qe i parashtroj vetes me ka bėrė ky qe jam dhe do tė mė bėj edhe mė tė fuqishėm dhe asnjėherė te thyeshėm pa marre parasysh sfidat dhe vėshtirėsitė e ēfarėdo qofshin ato.. Ne vete shoh personin qė ka dinjitet dhe efekt te forte pėr te kryer ne kohen e parapare punėt me pak dhe me shume te rėndėsishme. Ajo qe i them vetes sot, jam unė neser. Profesori i nderuar, Xhim Katkart thotė:” Personi qe shihni sot, ėshtė personi qe do te jete nesėr. Nėse mendoni se a besoj ne Zot apo gjithėsi, ju pergjigjem: “ besoj ne Zotin tim, ne kozmos. Kam lexuar se 17 pėrqind te njerėzve tė globit besojnė nė Zotin e tyre.- Na thoni, ju lutem se cila nga fetė e njohura kane ketė pėrqindje, pyet Ramizi.A luteni dhe cili ėshtė mesazhi lutjes?

*Lutem gjithnjė. Lutja dhe seksi janė ēėshtjet mė intime te njeriut. Lutja zakonisht bėhet vetėm pėr vetėm, ndėrsa seksi di nganjėherė tė jetė i zhurmshėm, por si njėra dhe tjetra kanė teknikat e saja qė secili njeri mesazhin te njėrės apo tjetrės ia tregon mbase vetėm botės se pėrtejmė.

- Dorėn nė zemėr, asokohe ELKOS GROUP ishte takatvogėl, por dorėmadhe u dėshmua sa e sa herė. Duke u ndier fortė me hallexhinjtė-kėtu nė Drenicė filloi, ndėrsa vijoi gjithandej nėpėr Kosovė pėr tė shpėrndarė ndihma nė ushqime dhe veshmbathje. Para dhe gjatė luftės, pikėrisht nė kėtė troll tė rremmadhit-legjendarit Adem Jashari, punėtorėt tanė me sa kishin fuqi fizike e mundėsi materiale, sė bashku me dalėzotėt e atdheut, ndihmuan popullatėn.

* Kjo zgjatje dore e ndihmesės dhe solidaritetit vijoi edhe pas luftės. U ndihmua forca jonė, Trupat e Mbrojtjes tė Kosovės, e cila tashmė u shndėrrua nė forcė tė njėmendė tė armatosur. U ndihmuan edhe shoqatat e dala nga lufta. U shkolluan dhe me ndihmėn e pakursyer tė ELKOS GROUP u diplomuan dhjetėra studentė mė tė mirė tė Universitetit Amerikan tė Kosovės, tė cilėt sot gjenden tė punėsuar dhe udhėheqin me profesionalizėm tė pashoq kėtė organizatė lider nė lėmin e Industrisė Ushqimore jo vetėm nė Kosovė. Po kėshtu u ndihmuan dhe iu sigurua ekzistenca me ushqime, veshmbathje, por edhe me para dhjetėra familjeve, ndihma kėto qė nė rrjetin tregtar tė njohur si ETC furnizohen pėr ēdo muaj. Vargut tė kėtyre ndihmave sot po i bashkohet edhe kjo shtėpi e Rrahim Lekut, e cila, duke u punuar nė dy e tri ndėrrime, u ndėrtua dhe pėrfundoi sė punuari pėr vetėm njė javė. ELKOs group ka shkolluar edhe dhjetėra studentet mė tė mirė, tė cilėt sot kanė gjetur vendin e tyre tė preferuar tė punės.






2009-08-03

Design
© 2005 Radio Drenasi - Të gjitha të drejtat e rezervuara
Hosted and Maintained by Imagjino.com