DËGJO RADIO LIVE

MARKETING
OPINJONI I JUAJ

UNISEKSI POLITIK DHE INFORMATIV

Behxhet Sh. SHALA

Nė Kosovėn e sotit, me njė pavarėsi tė hendikepuar qė kontestohet prej shumė shteteve dhe tė cilės i ėshtė imponuar njė sovranitet i tipit tė kuēedrės ( me shumė koka ) , politikanėt dhe gazetarėt llogariten si shtyllat kryesore tė shtetit ; tė parėt krijojnė dhe bėjnė politika ndėrsa tė dytėt krijojnė opinione nė pėrkrahje apo kundėrshtim tė kėtyre politikave. Pėr njė vend normal ky raport do tė ishte krejtėsisht i pranueshėm po Kosova ku ėshtė nė kėtė mes ? Askund apo aty ku vėrtet e ka vendin ! Pse, me tė drejtė do tė pyesni? Nė shtetet tė cilat vėrtetė janė shtete apo qė kanė identitet, tė bėhesh politikan nuk ėshtė aspak e lehtė. Investimi pėr politikanėt e ardhshėm ėshtė shumvjeēar dhe pėrfshinė njė periudhė kohore prej shkollimit tė tyre, emancipimit, profilizimit deri te arritja e pjekurisė politike. Atėhere kėta politikanė tė trajnuar mirė bėhen pjesė e garės politike dhe suksesin e kanė tė garantuar. Aspak nuk ėshtė vėshtirė tė thuhet se kush pėfiton mė sė shumti nė kėtė rast, ėshtė ai qė investon , shteti pra! Investimi i qėlluar shpaguhet shumėfish! Vetėm kėto shtete pastaj janė nė gjendje tė krijojnė infrastrukturė normale demokratike ku gazetarėt do ta pėrbėnin trurin e kėsaj infrastrukture meqė, duke krijuar opinion, nė fakt do t’i pėrcaktonin kahet , pėrmbajtjen, qėndrueshmėrinė dhe kualitetin e demokracisė ! Pėr fat tė keq nė Kosovė e kemi njė situatė tjetėr. Kėtu politikanėt bėhen politikanė brenda natės, njerėzitė e natės bėhen politikanė tė ditės sipas parimit tė pastrimit tė parave tė pista tė cilat pėrmes kėtij procesi pastrohen dhe bėhen para legale. Edhe kėta politikanė , ( lakuriqė tė natės) legalizohen nė politikanė tė ditės! Dhe ia kajnė nanėn shtetit! Sot nė Kosovė kemi politikanė tė “ profilizuar” bukur mirė! Kemi politikanė qė dikur i kanė shėrbyer njė shteti qė me dhunė e kanė kundėrshtuar formimin e kėtij shteti qė e kemi dhe qė as sot nuk e pranojnė shtetin tonė. Kėta politikanė tashmė janė konvertuar; e shajnė babanė ( shtetin ) e dikurshėm dhe i “ shėrbejnė” shtetit tė ri, me pagė tė majmė, gjithssesi. Politikanėt e tipit “ kallashnikov” janė ata politikanė qė kanė fituar tituj akademikė dhe shkencorė duke ua shtypur topet, nėn tavolinė, me tytėn e kallashit profesorėve tė Universitetit tė Prishtinės gjatė testimit pėr provim apo “mbrojtjes” sė “ punimeve” shkencore! Pėr t’u bėrė pastaj pjesė e nomenklaturės politike dhe intelektuale! Faqja tjetėr e fytyrės sė kėtij binomi janė gazetarėt! Nė Kosovė kemi gazetarė tė kursit tė Kumrovcit, gazetarė tė Ramiz Kelmendit ( qė e kanė ruajtur fytyrėn e gazetarisė), gazetarė tė tė gjitha qeverive ( qė nuk kanė pasur problem me ruajtjen e fytyrės dhe nderit sepse nuk kanė qenė tė pajisur me kėto virtyte ), gazetarė tė Tinės, gazetarė llaskucė, gazetarė tė quajtur “ miza tė kalit” ( pėr gazetarėt e kėtij soji duhet tė ketė temperature optimale dhe kushte gjithashtu optimale tė punės ), gazetarė hulumtues dhe gazetarė tė pavarur! Gazetarėt hulumtues ( tė vėrtetė) dhe gazetarėt e pavarur janė njė lloj shumė i rrallė nė Kosovė andaj e kanė vėshtirė tė mbijetojnė, jo vetėm materialisht por edhe fizikisht! Me pėrgjegjėsi morale, materiale dhe penale e them se po t’u parashtrohej si mundėsi shumė gazetarėve nė Republikėn e Kosovės nėse duan ta kalojnė njė natė tė paharrueshme me Angelina Jolie-nė apo njė darkė me Hashim Thaēin, ata do ta kalonin njė darkė me Hashim Thaēin. Jo pse Hashim Thaēi ėshtė teraku nr.1 i politikės nė Kosovė por se nuk duan t’i tradhėtojnė gratė, tė fejuarat apo tė dashurat e tyre me Angelina Joli-nė! Kėsaj i thonė besnikėri! Fati qė nuk jam gazetar se pėr Angelina Joli-nė do ta sakrifikoja darkėn me Hashim Thaēin dhe tėrė kabinetin e tij, Kuvendin e Kosovės me krejt deputetėt. Pėr presidencėn as qė dua tė flasė! Kjo, duket tė jetė arsyeja pse nuk mund tė bėhem gazetar! Mos tė harroj, ndoshta ėshtė koincidencė e rastit por tash po pajtohem me Bacėn Adem kur thotė se Hashim Thaēi dhe Fatmir Sejdiu janė njerėzit mė kompetentė pėr ta udhėhequr Kosovėn nė kėtė periudhė! Po e kuptoni se po e lė njė mundėsi tė darkojė me Fatmir Sejdiun dhe Hashim Thaēin por vetėm pasi tė kem mbaruar punėn me Angelina Jolie-nė!

A ėshtė Drenica nė Kosovė ? E dua Drenicėn, sinqerisht e dua! Sa kam qenė nė burg mė sė shumti jam shoqėruar me drenicakė. Tė gjithė ata i kam identifikuar me Azem Bejtėn, Hasan Prishtinėn, Shotė Galicėn, Mehmet Gradicėn, Shaban Polluzhėn dhe Tahir Mehėn! Kam qenė shok i Fehmi Lladrovcit, Hafir Shalės dhe kam pasur respekt tė jashtėzakonshėm pėr Xhevė Lladrovcin. Kompleksin prej frikacakut e shėroj duke e vizituar Panteonin e Trimėrisė ku dekan ėshtė Adem Jashari. Drenica ėshtė vendlindja e Lirisė sė Kosovės, Prekazi ėshtė kryeqytet i Kosovės sė Pavarur ndėrkaq Adem Jashari ėshtė hartues i Kushtetutės sė Pėrjetshme tė Kosovės. Kjo Kushtetutė ėshtė e shkruar me gjak, asnjėhere nuk zbehet pėr dallim tė Kushtetutės sė Ahtisarit qė mund ta ketė jetėgjatėsinė e njė stilolapsi. Pėr kėtė arsye e dua Drenicėn andaj e them se Drenica, jo qė ėshtė nė Kosovė por ėshtė zemra e Kosovės! Nuk bėhet pasuli vetėm nė Drenicė. Nė Pejė ėshtė mė i mirė! Nuk hahet vetėm nė Drenicė pasuli kokrra-kokrra. Ashtu hahet nė Dukagjin, nė Llap, nė Prizren. Gjakovė, Gjilan etj. Nuk ju ēkyhet goja vetėm nė Drenicė. Kjo mund t’ju ndodhė edhe nė Prishtinė! Alltia ka ku tė duash, jo vetėm nė Drenicė! Vetėm i ēmenduri e kall jorganin pėr njė plesht!

Pėr shkak tė jetės, duhet tė mbrohen Jetat:
Qė nė fillim dua tė them se nuk pajtohem me shumė gjėra qė i bėn Jeta Xharra. E kam kundėrshtuar dhe mė ka kundėrshtuar! Jeta Abazin nuk e njoh mirėpo e njoh ambientin familjar ku ėshtė rritur dhe po rritet. Ta quash Jeta Abazin “ detektive” e Serbisė ėshtė, ose mungesė totale e informatave ose ēmendi e rastit! Aq mė parė kur familjarėt e Jeta Abazit, pikėrisht nga detektivėt e Serbisė janė arrestuar dhe si tė burgosur politikė kanė qėndruar vite tė tėra nė burgjet e Serbisė!
Sami Lushtakun e njoh si trim tė madh gjatė kohės sė luftės. Mė ka rastis ta dėgjoj njė bisedė telefonike midis Bacės Adem dhe Samiut gjatė kohės sė sė luftės e cila mė ka lėnė shumė pėrshtypje. Pėr kohėn e pasluftės nuk po flas. Nė shkrimet e mia tė mėparshme jam marrė me Samiun, asnjėhere nuk ėshtė hidhėruar. Ka qenė dhe ėshtė korrekt me mua edhe kur i kam thėnė se ka gabuar me Jeta Xharrėn. E ka qėndrimin e tij dhe e mbron me kokėfortėsi. E mbėshtet kėtė qėndrim me legjitimitetin e 90% tė votave. Nė aspektin taktik ka tė drejtė, nė aspektin strategjik ėshtė i humbur! Njė politikan qė hynė nė luftė me gazetarė, luftėn e ka tė humbur! Fronti i luftės dallon esencialisht prej frontit ku luftohet me media! Nuk e gjykoj pse nuk ėshtė takuar me Jeta Xharrėn, nuk e ka pasur as qė e ka obligim ta bėjė kėtė! E gjykoj dhe nuk pranoj kurrsesi qė etiketimin politik, njerėzor, kombėtar dhe moral ta pėrdor si pretekst pėr linēim publik! Asnjėhere nuk e kam pranuar kėtė e as qė do ta pranoj, pavarėsisht pėr kend ėshtė fjala! Nuk bindem se Jeta Xharra ėshtė spiune! Aq mė pak qė Jeta Xharra ėshtė Ali Pashė Tepelena e Kosovės e cila, kokėn e paska nė Serbi e trupin nė Kosovė! Jam kundėr asaj qė me dhunė tė merren kasetat e kamerave. Jam kundėr asaj qė ekipi i “ Jetės nė Kosovė” tė largohet e shoqėruar nga policia sepse ata kanė shkuar nė Skėnderaj pa polici, ashtu kanė mundur dhe ėshtė dashur tė kthehen! Pa polici! Kundėr pėrcjelljes sė policies ka bėrė luftė burrėrore Sami Lushtaku! Kundėr kėsaj kam bėrė pakėz burg edhe unė! Andaj, po dal nė mbrojtje tė Jetave sepse po dua ta mbroj luftėn e Samiut, veten time, fėmijėt e mij dhe Drenicėn, ku vėrtet nuk bėhet pasuli por asnjėhere nuk ėshtė vyshkur Lulja e Lirisė! Nėse lypet njė ēmim tė cilin duhet ta paguajnė Jeta Abazi dhe Jeta Xharra, unė do ta bėjė kėtė.! Mė takon edhe si aktivist shumvjeēar i tė drejtave tė njeriut, si ish i burgosur politik, si pėrkrahės i parezervė i luftės sė UĒK-sė, si humanist dhe si njeri qė gjithmonė e ka dashur dhe e don Drenicėn! Edhe kur mė shajnė!

2009-06-08

Design
© 2005 Radio Drenasi - Të gjitha të drejtat e rezervuara
Hosted and Maintained by Imagjino.com