DËGJO RADIO LIVE

MARKETING
OPINJONI I JUAJ

SY MĖ SY E BALLĖ PĖR BALLĖ ME XHELATĖT



E dashura Nėnė,motėr dhe vėllezėr tė dėshmorit tė kombit prof. Xhemajli Berisha!
Tė dashura familje tė dėshmorėve tė kombit!
Tė nderuar invalid,veteran dhe ushtarė tė ushtrive ēlirimtare shqiptare!
Tė nderuar veprimtarė tė ēėshtjes kombėtare!
I nderuar Kryetar i Komunės sė Prizrenit prof. Dr. Ramadan Muja!
Tė nderuar pėrfaqėsues tė institucioneve lokale dhe qendrore tė Kosovės!
Tė nderuar tė pranishėm!
I dashur popull shqiptar!
Tė nderuar teleshikues tė Radio Televisionit tė Kosovės!

Po ndjehem shumė i nderuar qė nė emėr tė Klubit Politik,qė mban emrin e udhėheqėsit tė madh tė Lėvizjes Popullore pėr Republikėn e Kosovės, Heroit tė Kombit”Afrim Zhitia”,tė flas sot nė Akademinė Pėrkujtimore me rastin e 20 vjetorit tė rėnies heroike,dhe 51vjetorit tė lindjes sė njėrit prej burrave tė mėdhenj tė atdheut dhe popullit shqiptar, dėshmorit tė kombit
prof. Xhemajli Berisha.

Motra dhe vėllezėr!

Sot mė 17 Prill 2009, mbushėn 51 vjet qė kur nėna e heroinė Mihrije Berisha solli nė jetė Xhemajliun e vogėl,i cili me vetėm 31 vite jetė, i pajisur me dije e kulturė tė gjerė shkencore, atdhetare,politike e kombėtare,i angazhuar nė Lėvizjen politike ilegale atdhetare mė pėrparimtare tė kohės,nė Lėvizjen Popullore pėr Republikėn e Kosovės, do tė binte nė sytė e kolosėve tė veprimit e tė mendimt politik ilegal kombėtar dhe do tė admirohej figura e Tij nga Ata,por edhe do tė bėhej tmerr pėr pushtuesin serb dhe veglat e tyre jo vetėm nė Prizeren por nė tėrė Kosovėn dhe viset e saj.
Jo vetėm burrave tė mėdhenj dhe emrave tė shquar tė kombit tonė,por atyre tė tėrė universit u ndodhin lindja dhe rėnia nė tė njėjtin muaj ose edhe nė tė njėjtėn ditė. Ka shumė koinēidenca tė tilla nė historinė e lavdishme kombėtare dhe njerėzore.
Tė tillė e kemi dėshmorin e kombit,prof. Xhemajli Berishėn qė po e pėrkujtojmė dhe nderojmė sot.
Po kujt i ka shkuar mendja se pas 31 vitesh po nė muajin Prill, Xhemajli Berisha do tė pėrfundonte jetėn e tij nė rrethana dramatike?!
E jashtėzakonshme.
Nė rrugėn e lavdishme tė luftės pėr liri tė popullit shqiptar prof. Xhemajli Berisha, pėrjetoi vdekjen mė madhėshtore dhe mė tė tmerrshme njėkohėsisht.
Madhėshtore se me vetėdije tė plotė shkon nė olimp tė Panteonit kombėtar,renditet pėrkrah burrave mė tė shquar tė kombit,tė tmerrshme sepse nė qelitė famėkėqija tė UDB-sė, torturohet dhe vritet barbarisht.
Tė gjithė tė rėnėt pėr liri e kanė vendin e rėnies dhe betejėn ku kanė zhvilluar luftėn?
Po prof. Xhemajli Berisha tė cilit ne sot i pėrulemi me respektin mė tė madh, ku ka rėnė vallė?
Pėr atdhetarėt e mėdhenj e tė flaktė, rėnia heroike nė istikamin e luftės pėr liri me pushkė nė dorė,ishte vetėflijim suprem i ēlirimtarit tė armatosur,qė e donte me ēdo kusht ēlirimin dhe pavarėsinė e atdheut!
Po rėnia heroike, sy mė sy e ballė pėr ballė nė luftė absolutisht tė pabarabartė me armikun,pa pushkė e pa bomba nė duar,ēfarė ėshtė?
A ėshtė tejkalim edhe i rėnieve me armė nė duar nė luftė frontale me pushtuesin?
A ka rėnie mė madhėshtore se sa t’i trondisėsh mėndjet dhe imagjinaten kriminale tė udbashėve titist,tė mos u tregosh asgjė nga ajo qė ke vepruar nė rrugėn tėnde ilegale patriotike tė luftės pėr liri?
Cila ka qenė gjendja shpirtėrore dhe morale e udbashėve tė zinj serb e shqiptarė,qė pėrballė vendosmėrisė sė profesorit tė hekurt,qė nuk pranonte tė jepte asnjė shok,qė nuk dekonspironte asnjė ngjarje,qė kishte qėndrim tė prerė:tė ruante nė mendje dhe zemėr gjithēka qė kishte vepruar dhe krijuar nė tė mirė tė luftės ilegale pėr lirinė e popullit dhe atdheut tė Tij,dhe asgjė nga ajo ecje e mundimshme por e lavdishme tė mos mėsonte rregjimi i pushtuesit dhe veglat e tyre tė ndyra.
Prof.Xhemajli Berisha, shqiptari me zemėr tė madhe,i lidhur kėmbė e duar me pranga e zingjirė,i torturuar pėr vdekje, nė burgun e qytetit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit,jetoi qaste tronditėse tė jetės sė Tij.
Dėshmori i kombit prof. Xhemajli Berisha,derdhi gjakun themeleve tė kullės sė Lidhjes sė lavdishme shqiptare dhe kalldrėmit ku kishin hedhur hapin e tyre historik figurat e ndritura tė kombit,patriotėt e mėdhenj si Abdyl Frashėri,Sylejman Vokshi,Mic Sokoli etj.
Pėr netė dhe ditė tė tėra,Prizreni qė kishte dėgjuar thirrjen historike kombėtare tė tribunit tė kombit Ramiz Cerrnica nė Kuvendin famėkeq tė vitit 1945”JO ME SERBINĖ, POR ME SHQIPĖRINĖ”,ishte dėshmitari i madh qė po pėrjetonte ngjarjen makabre tė pėrfundimit tragjik tė jetės sė profofesorit qė qėndronte i pathyeshėm nė gestapon serbe, si ēelik.
Pa dyshim se ėshtė rėnia mė madhėshtore dhe heroizmi mė i madh i mundshėm.
Prof. Xhemajliun e kanė hedhur tė gjallė nga ndėrtesa e burgut famėkeq apo tė mbytur nga torturat ēnjerėzore?
Nėse luftėtari kombėtarė ėshtė hedhur i gjallė nga ndėrtesa famėkeqe e burgut apo e UDB-sė,ēfarė ka mundur tė mendojė kur e ka parė formėn e ekzekutimit?
Po nėse ėshtė hedhur nga ndertesa i mbytur pas torturave ēnjerėzore,sa kriminel ta kenė shtyrė vallė pėr ta pėrplasur pėr tokėn nėnė?

Cilado qė tė jetė e vėrteta,tė gjithė mund ta imagjinojmė se sa tė madhe duhet ta kesh zemrėn, kur armiqve dhe tradhtarėve nuk u mbetet rrugė tjetėr,pos asaj tė tė ekzekutojnė nė mėnyrėn mė barbare,ashtu siē ia bėnė dėshmorit tė kombit prof.Xhemajli Berishės.
Pushtuesit serb si kriminel tė pashembullt qė ishin, tentuan ta fshehnin krimin monstruoz qė e kishin bėrė,duke ia ofruar Ortoped traumatologut tė njohur Prizrenas Dr.Halil Berishės njė dokument pėr ta nėnshkruar se gjoja prof.Xhemajliu kishte kėrcyer nga dritarja e burgut dhe ishte vetėvrarė,por doktori patriot kur e kishte parė se kriminelėt e kishin bėrė copė-copė e kishin shqyer trupin e Xhemajliut tė pamposhtur,duke ecur gjurmėve tė paraardhėsit tė tij tė famshėm atdhetarit Dr.Ali Sokoli,qė nuk kishte pranuar tė nėnshkruante mbytjen nė tortura tė Fazli Graiqevcit,refuzon nė mėnyrė kategorike nėnshkrimin, por kriminelėt serb mė 2 Qershor 1989 i hakmerren, 1 muaj e gjysmė pas vrasjes nė torturė tė prof.Xhemajli Berishės, e helmojnė doktorin patriot Halil Berisha.

Motra dhe vėllezėr!

Historia e qėndresės heroike nėpėr burgjet dhe kazamatet jugogosllave tė bijėve tė mėdhenj tė popullit tonė,ėshtė e njohur pėr tė gjithė,por janė tė paktė ata qė hynė nė burgje dhe nuk dolėn tė gjallė nga to.
Fazli Grajēevci nga Drenica,Shaban Shala nga Llapi, Afrim Abazi nga Ferizaj,Xhemajl Blakaj nga Istogu,Zija Shemsiu nga Gjilani,Xhemajli Berisha nga Prizereni,Arif Seferi nga Kumanova,Besnik Restelica nga Pudujeva janė tė burgosurit politik shqiptar,tė cilėt janė mbytur nė tortura ēnjerėzore.
Ėshtė i njohur fakti se luftės sė armatosur ēlirimtare tė popullit shqiptar nė Kosovė,Maqedoni dhe Kosovė Lindore,i ka paraprirė njė epokė e tėrė e pėrpjekjeve dhe ngjarjeve tė lavdishme kombėtare.
Nė atė epokė qė ėshtė shkruar nė historinė e popullit shqiptar me shkronja ari,roli dhe kontributi i prof. Xhemajli Berishės,ishte i rreshtave tė parė.
Lėvizja politike ilegale nė Kosovė e vise,me rėnien e dėshmorit tė kombit prof. Xhemajli Berisha,morri njė goditje tė rėndė,sepse humbi pėrgjithmonė njė nga anėtarėt dhe drejtuesit e saj,i cili me vlerat e larta qė pėrfaqėsonte,paralajmėronte njė udhėheqės tė pėrmasave tė mėdha kombėtare.
Viti 1989 ishte viti i ngjarjeve tė mėdha pėr Kosovėn dhe popullin shqiptar.
Shokėt dhe bashkėveprimtarėt e dėshmorit tė kombit prof. Xhemajli Berisha,me gjithė humbjen qė pėrjetuan me rėnien e Xhemajliut,luftėn pėr liri nuk e ndalėn,por pėrkundrazi i dhanė hov edhe mė tė madh.
Rėnia pėr liri dhe gjaku i derdhur nga dėshmori i kombit Xhemajli Berisha, u pasua nė tė njėjtin vit me 2 Nėntorė 1989,nga Udhėheqėsi i Lėvizjes politike ilegale Afrim Zhitia,dhe shoku e bashkėluftėtari i tij Fahri Fazliu.
Llapjanėt legjendarė tė popullit shqiptar nė kryeqytetin e Kosovės nė Prishtinė,duke mos u dorėzuar filluan njė luftė shumė tė pabarabartė me ata armiq tė cilėt para 7 muajve kishin mbytur nė tortura ēnjerėzore shokun e bashkėluftėtarin e tyre nė burgun e Prizerenit dėshmorin e kombit prof. Xhemajli Berisha.
Pas rėnies sė Xhemajliut,Afrimit dhe Fahriut,dhe pas largimit pėr shėrim tė Fadil Vatės,ilegalėt e Kosovės u dobėsuan shumė,por luftėn dhe pėrpjekjet pėr liri e pavarėsi nuk i ndalėn nuk i ndalėn.
Duke e parė se pushtuesi po i mbytėte e vriste tė gjithė ata qė guxonin t’i kundėrviheshin, u themelua e lavdishmja Ushtria Ēlirimtare e Kosovės,e cila me luftėn e saj tė armatosur ēlirimtare,bėri realitet shumė nga ėndrra e madhe e tė rėnėve pėr liri jo vetėm tė vitit 1989.
Ushtria Ēlirimtare e Kosovės e morri hakun dhe gjakun e qindra dhe mijėra shqiptarėve tė vrarė e tė masakruar para, gjatė dhe pas Luftės Dytė Botėrore,por nė mėnyrė tė veēantė atė tė dėshmorit tė kombit prof. Xhemajli Berishės qė po e nderojmė sot, por edhe tė Fazli Grajēevcit,tė Shaban Shalės,Afrim Abazit, Jusuf Gėrvallės,Kadri Zekės, Bardhosh Gėrvallės,Rexhep Malės, Nuhi Berishės, Bajram Bahtirit,Zija Shemsiut,Ali Ajetit,Bedri Sokolit, Afrim Zhitisė, Fahri Fazliut,Arif Seferit,Besnik Restelicės,Hasan Ramadanit,Dėshmorėt e Zhurit, e tė shumė tė rėnėve tė tjerė,por edhe tė doktorėve legjendar Ali Sokoli dhe Halil Berisha.

Motra dhe vėllezėr!

Dėshmorėt e kėtillė si prof.Xhemalji Berisha qė po e pėrkujtojmė dhe nderojmė sot,qė do tė nderohet pėr jetė e motė nga breza tė tėrė qė do tė vijnė,njerėzimi i ka tė pakėt,ndėrsa populli ynė i numėron nė gishta.
Prandaj do tė pyesja vallė,a ėshtė e mjaftueshme qė vetėm shtėpia e Kulturės nė Prizeren ta mbajė emrin e kėtij vigani qė edhe burgun serb e ka bėrė tė pavlerė,pa folur pėr udbashėt qė ua ka shpartalluar tė gjitha teoritė dhe praktikat e ndėshkimit shpirtėrorė dhe fizik tė tė burgosurit politik shqiptar?

Prandaj me kėtė rast do t’i drejtohesha tė parit tė qytetit tė Prizrenit.
Shumė i nderuar Kryetar i Komunės sė Prizrenit prof. Dr. Ramadan Muja,kam nderin e madh tė ju ftoj publikisht qė duke shfrytėzuar kompetencat Tuaja ligjore,qė ish- shkollėn “Dimitrije Tucoviq” nė ambientet e tė cilės u arrestua para syve tė nxėnėsve tė Tij, sot “Ymer Prizereni” ku ka dhėnė mėsim pėr vite tė tėra Dėshmori i Kombit, t’ia vėni emrin prof.Xhemjali Berish.
Dhe jo vetėm kaq, i nderuar Kryetar prof. Dr.Ramadan Muja,nė flamurin e gjatė me kilometra tė tėrė qė e bartėt nė Prizren me rastin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės,qė ishte njė gjest shumė madhėshtor dhe do tė mbete gjatė nė memorien e kombit si njė ngjarje e rrallė, aty nė ballė tė ballit tė flamurit kombėtar,qėndron emri i artė i prof.Xhemajliut,andaj ju propozoj gjithashtu qė trupin e Dėshmorit tė Kombit prof. Xhemajli Berisha, ta dergoni me ceremoni madhėshtore nderimi e respekti,atje ku prehet nderi i kombit,pra te varrezat e Dėshmorėve tė Kombit.

Tė nderuar tė pranishėm!

Nuk do tė ndjehem i qetė nėse Kryetarit tė Komunės sė Prizrenit,nuk do t’i kėrkoja edhe nji emėrtim qė do tė na bėnte nderė nė tėrė Kosovėn e veēanėrisht qytetit tė Prizrenit.

I nderuar Kryetar prof. Dr. Ramadan Muja,Dr.Ali Sokoli qė ka kundėrshtuar ta nėnshkruaj aktin e vetėvrasjes sė patriotit tė madh nga Drenica Dėshmorin e Kombit Fazli Grajēevci,populli dhe Qeveria e kanė pėrjetėsuar duke i dhėnė shkollės sė Mjeksėsisė nė Prishtinė emrin e Tij,ndėrkaq Dr.Halil Berisha qė ka kundėrshtuar nėnshkrimin e vetėvrasjės sė Dėshmorit tė Kombit prof.Xhemajli Berisha,dhe pas nji muaji e gjysmė ėshtė helmuar nga kriminelėt serb, nuk i ėshtė bėrė deri sot edhe pas 20 viteve asnji nderim publik,unė sot ju propozoj qė Shkolla e Mjeksisė nė Prizren,qė mban emrin “Luqiano Matroni” ku ka dhėnė mėsim doktori i pavdekshm, tė merrni vendim dhe ta emroni me emrin “Dr.Halil Berisha”.
Duke nderuar tė rėnėt dhe gjakun e derdhur pėr liri,dėshmojmė se meritojmė tė ecim vertikalisht dhe me nderė pėrkrah popujve tė lashtė e me kulturė tė tėrė botės.
Lavdi Dėshmorit tė Kombit prof. Xhemajli Berisha!
Lavdi Dėshmorėve tė Kombit!

Ismet Sylejmani
Kryetar
____________
i Klubit Politik
“Afrim Zhitia”
17.04.2009,Prishtinė
2009-04-18

Design
© 2005 Radio Drenasi - Të gjitha të drejtat e rezervuara
Hosted and Maintained by Imagjino.com