DËGJO RADIO LIVE

MARKETING
OPINJONI I JUAJ

DĖSHMORI RESHAT YMERI,DEMONSTRUES I RADHĖVE TĖ PARA

autor:Ismet Sylejmani

Shumė e dashur Nėnė, tė dashur vėllezėr dhe familje e gjerė e dėshmorit tė kombit Reshat Ymeri!
Tė dashur pjestarė tė familjeve tė dėshmorėve tė kombit!
Tė dashur invalid,veteranė dhe luftėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės,tė UĒPMB-sė dhe Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare!
Tė nderuar ushtarė dhe oficerė tė FSK-sė!
I nderuar ish-Komandant i ZOD-it Ramush Haradina,i nderuar ish-Komandant i ZOK-ut Ahmet Isufi!
Tė nderuar pėrfaqėsues tė institucioneve qendrore dhe lokale tė Republikės sė Kosovės!
Tė nderuar tė pranishėm!
Zonja dhe Zotrinjė!
Kanė kaluar plotė 19 vite qė na ndajnė nga 29 Janari i vitit 1990,nga ky muaj i lavdishėm dhe tragjik pėr popullin shqiptar e pėr lėvizjen tonė politike ilegale kombėtare.
Nėntėmbėdhjetė vite nga dita kur u qėllua pėr vdekje nga policia serbe, demonstruesi shqiptar,qytetari i Gjilanit,dėshmori i kombit Reshat Ymeri,gjaku i tė cilit,ashtu si edhe gjaku i tė rėnėve tė tjerė, ka ujitur rrugėt e Gjilanit,nė atė rrugė ku qindra dhe mijėra njerėz nė ditė shkelin tė lirė dhe tė pa frikė,se do tė mund t’i kap plumbi i pushtuesit.

JANARI MUAJ I LAVDISHĖM POR EDHE TRAGJIK PĖR GJILANIN

O zot,si ishte e mundur derdhej gjaku pėr liri nga Gjilani,dhe pėrsėri nė Janar.
Nė Janar Kadriu,nė Janar Rexhepi,nė Janar Nuhiu,nė Janar Reshat Ymeri dhe nė Janar mė 1993 aksidentalisht,do tė vdiste udhėheqėsi i demonstratave tė vitit 1989-1990, dėshmori i heshtur i kombit tonė, Xhevat Qerimi.
Ky muaj po shndėrrohej nė burim frymėzimi pėr luftėtarėt kombėtar,por edhe po bėhej mė i pangopuri,sepse na i morri me plot lavdi bijtė mė tė mirė,luftėtarėt mė tė mėdhenj,udhėheqėsit,organizatorėt dhe demonstruesit mė tė shquar,mė aktiv dhe tė radhėve tė para.
Qendresa dhe rėnia heroike e udhėheqėsit tė LPRK-sė, heroit tė kombit Afrim Zhitia dhe shokut e bashkėveprimtarit tė tij,heroit Fahri Fazliu,janė vula me gjak e ngjarjeve tė vitit 1989.Vitet 1989 dhe 1990,do tė mbahen gjatė nė mend nė kujtesen e popullit tonė,kurse historia do tė dėshmojė,se nė kėto vite nė Gjilanin heroik tė Rexhep Elmazit, tė Kadri Zekės,Rexhep Malajt e Nuhi Berishės,Zija Shemsiut,Reshat Ymerit dhe Agim Rashitit, populli shqiptar,i udhėhequr nga bijtė dhe bijat e tij mė tė mirė, kishte mbushur rrugėt dhe sheshet,dhe ashtu sikur nė vitet 1968 dhe 1981, kėrkonte tė drejta e barazi,liri e Republikė pėr popullin shqiptar nėn ish-Jugosllavi.
Pjesmarrja masive e popullit shqiptar nė demonstratė,ishte tregues i qartė pėr Serbinė pushtuese,se nė Kosovė po krijoheshin rrethana tė tjera dhe tė reja. Ishte tregues i qartė se nė udhėheqje kishte ardhur nji gjeneratė e re,vazhduese besnike e idealeve tė mėdha e liridashėse tė heronjve Kadri Zeka,Rexhep Mala,Nuhi Berisha,Zija Shemsiu dhe tė shokėve tė tyre tė gjallė qė ishin burgosur dhe po dergjeshin burgjeve nėpėr ish-Jugosllavi.


LPRK ORGANIZATORE DHE DREJTUESE E DEMONSTRATĖS

Natėn e 19 Janarit Kėshilli i Rrethit tė LPRK-sė pėr Gjilan,Viti dhe Kamenicė(Kryetar i tė cilit ishte dėshmori i kombit,drejtuesi i madh e i lavdishėm Xhevat Qerimi,qė u pėrkujtua para disa ditėsh kėtu nė kėtė sallė),janė shpėrndarė TRAKTE tė LPRK-sė qė ishin derguar nga udhėheqja qendrore pėr shpėrndarje, TRAKT qė i drejtohej popullit shqiptarė dhe opinionit tė jashtėm,me rastin e mbajtjes sė Kongresit tė 14 tė Jashtėzakonshėm tė LKJ-sė.
Ky dokument politik ilegal kombėtar, ishte materiali qė iu gjet nė xhep, pas vrasjes nga policia pushtuese serbe dėshmorit tė kombit Reshat Ymeri,tė cilin nga vendi i vrasjes e dėrguan deri tek ambulanca afėr stadiumit, vėllezėrit Zeqir e Ali Rrahmani,dhe Nexharije Bajrami,dhe prej ambulancės e morri ndihma e shpejtė me shofer Riza Nezirin,i cili me gjithė pengesat e mėdha policore, bėri gjithēka qė ishte e mundur pėr ta derguar sa mė shpejtė nė spitalin e Prishtinės,por pa sukses- demonstruesi shqiptar Reshat Ymeri, nuk kishte mundur tė pėrballonte plagėt e marra nga plumbat e pushkėve tė pushtuesit..
Jeta nga afėr nė nji lagje me Ahmet Isufin,Komandantin e ardhshėm tė Zonės Operative tė Karadakut tė UĒK-sė e me familjen e Tij,kthimi nga Zvicrra ku kishte kontaktuar me shumė veprimtarė kombėtar dhe fryma atdhetare qė dominonte nė gurbet pėr atdheun e robėruar, mbajtja nė gji e TRAKT-it tė LPRK-sė nga Reshat Ymeri,nė kohėn kur po demonstrohej nė tė gjitha anėt e qytetit,e veēanėrisht nė Dardani(ish-Gavrani),ėshtė dėshmi se sa tė vetėdijshėm e morri plumbi i armikut kėtė djalė tė ri,qė ishte plot vrull rinor,qė i ishte pėrgjigjur thirrjes pėr tė dalur nė demonstratė,e pėr tė kundėrshtuar rregjimin ushtarako-policor tė pushtuesit dhe shėrbėtorėve tė tyre.
Gjilani i 29 Janarit tė vitit 1990,ishte njė nga qytetet e shumta tė Kosovės qė jehonte fuqishėm me thirrjet duam liri,tė drejta e Republikė pėr Kosovėn. Kėto kėrkesa legjitime dhe demokratike qė kėrkoheshin nga populli shqiptar,nė vend tė pėrgjigjes sė drejtė,ato binin nė vesh tė shurdhėr,ndėrsa ata qė kėto i kėrkonin nė rrugė tė drejtat e popullit,shtypeshin dhe vriteshin,kundėr tyre hidhej gazė lotsjellės,goditeshin me shkopinj dhe vriteshin ata qė sulmonin mė sė shumti policinė dhe veglat e tyre.
Nė frontin e luftės pėr liri tė popullit shqiptar, me forcat e errėta tė Serbisė dhe veglat e saj nė Kosovė,e mori plumbi i armikut, afėr postės sė vogėl nė Dardani(ish-Gavrani),demonstruesin e radhėve tė para, dėshmorin e kombit Reshat Ymerin.

VENDOSĖM TĖ VEPRONIM JO VETĖM ME DEMONSTARTA

Vrasja e Reshat Ymerit,ishte goditje e rėndė.Ishte krijuar njė atmosferė e zymtė nė Gjilan,mbi supet tona si organizatorė tė demonstratės u shtua edhe mė shumė pėrgjegjėsia,gjakun qė e derdhi Reshati nė rrugėt e Gjilanit,plagosjet dhe rrahjet qė na ishin bėrė, na obligonin ta vazhdonim luftėn edhe mė me forcė,dhe filluam tė mendonim se luftėn duhet ta vazhdonim dhe ta kombinonim edhe me forma tė tjera,sepse shihej qė nuk shkonte mė ashtu,ne me gurė, e ata me rrahje,gazlotsjellės,armė e vrasje.
Dhembja jonė pėr rėnien e dėshmorit Reshat Ymeri,ishte padyshim shumė e madhe. Reshati qė i shtohej gjerdanit tė artė tė tė rėnieve pėr atdhe dhe rėnditja pėrkrah heronjve e dėshmorėve tė kombit,Kadri Zeka,Rexhep Mala e Nuhi Berisha,Zija Shemsiu,Rexhep Elmazi e Agim Rashiti ishte e jashtėzakonshme.
Qė nga rėnia e demonstruesit, deshmorit tė kombit Reshat Ymeri,nė demonstratat e janarit 1990, qė ishte e fundit para fillimit tė luftės sė armatosur tė UĒK-sė,nė komunėn tonė kanė rėnė nė luftė pėr liri edhe shumė dėshmorė,emra tė mėdhenj e tė njohur si Avdullah Tahiri,Agim Ramadani,Pajazit Ahmeti,Alban Ajeti,Tefik e Hanumshahe Zymberi,Rrahim Beqiri,Skyfter Arifi,Shefik Miftari e shumė tė tjerė.

EDHE DHJETĖ VJET PAS ĒLIRIMIT, NUK JANĖ NĖ VARREZA TĖ DĖSHMORĖVE TĖ KOMBIT
Luftėtarėt dhe komandantėt nga Komuna e Gjilanit, tė rėnė nė luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės,tė UĒPMB-sė dhe Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare,tani dėshmorė tė kombit, pas pėrfundimt tė luftėrave janė varrosur nė varrezat e dėshmorėve tė kombit,nė Kodrėn e Dėshmorėve nė Gjilan. Pas tyre nė varrezat e dėshmorėve janė rivarrosur heronjtė e mėdhenj tė kombit,Kadri Zeka,Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha. Por nė kėto varreza ēuditėrisht edhe pas 10 viteve tė ēlirimit tė Kosovės,nuk pushojnė eshtrat e dėshmorit tė kombit,Reshat Ymeri qė po e nderojmė sot,pastaj dėshmorėt Rexhep Elmazi, Zija Shemsiu dhe Agim Rashiti.
Dhe sot Kryetarit tė Komunės sė Gjilanit z.Qemajl Mustafa,i propozoj dhe i bėj thirrje,qė me rastin e pėrvjetorit tė radhės qė do vijė, tė ēlirimit tė qytetit tė Gjilanit nga pushtuesit serb,tė organizojė rivarrimin me nji ceremoni madhėshtore tė kėtyre dėshmorėve,tė mbetur padrejtėsisht nė varrezat e njerėzve tė rėndomtė tė popullit tonė,dhe pėrfundimisht nė Kodrėn e Dėshmorėve, tė bėhen bashkė tė gjithė tė rėnėt pėr lirinė e Kosovės.

DĖSHMORĖT E RĖNĖ PARA LUFTĖS SĖ UĒK-SĖ,NUK JANĖ DE JURE DĖSHMORĖ TĖ KOMBIT

Ia rikujtoj Kryetarit tė Komunės sė Gjilanit dhe tė gjithė faktorėve relevant nė Gjilan dhe mė gjerė,se heronjve dhe dėshmorėve tė kombit nga Gjilani,Kadri Zeka,Rexhep Malaj,Nuhi Berisha,Zija Shemsiu,Rexhep Elmazi,Agim Rashiti,Reshat Ymeri, por edhe atyre nga anė tė ndryshme nga Kosova si Jusuf e Bardhosh Gėrvalla,Afrim Zhitia e Fahri Fazliu,edhe pas ēlirimit tė Kosovės,vazhdon tė mos u njihet edhe de jure,statusi heronjė e dėshmorė tė kombit.
Tė kėrkohet nga Kuvendi i Kosovės,qė urgjentisht kėtyre burrave tė mėdhenj tė kombit,gjaku i tė cilėve ka ujitur tokėn tonė,t’u njihet ky status dhe familjet e tyre tė gėzojnė tė drejtat dhe nderet qė u takojnė.
Lavdi e pėrjetshme dėshmorit tė kombit Reshat Ymeri!
Lavdi dėshmorėve tė kombit!


29 Janar 2009,Prishtinė

Ismet Sylejmani

Kryetar i Klubit Politik”Afrim Zhitia”
2009-04-04

Design
© 2005 Radio Drenasi - Të gjitha të drejtat e rezervuara
Hosted and Maintained by Imagjino.com