|
DËGJO
RADIO LIVE |
|
MARKETING |
|
OPINJONI I JUAJ |
|
|
SKĖNDERBEU DHE PĖRPJEKIET PĖR RIMOHIMIN E TIJ |
| ISMAIL KADARE |
Rrėnimi i Skėnderbeut ėshtė i
pandarė nga rrėnimi i Shqipėrisė.
Gjergj Kastrioti ėshtė vėnė kėshtu
nė njė rrethim tė dyfishtė: nėse
pėrbaltet, siē ėndėrrojnė rimohuesit,
problemi mbyllet thjesht.
Nėse mbetet nė kėmbė, siē ka
ndodhur e do tė ndodhė pėrsėri,
tė mbetet i tillė jo si shqiptar,
por me tjetėr kombėsi. Kjo do tė
ishte nga njėra anė zbrazja mė e
madhe e Shqipėrisė, e nga ana
tjetėr mbyllja e njė cikli tė zi pėr
Kosovėn, kur kjo e fundit, provincė
e pėrjetshme serbe dhe djep i
Serbisė, siē ėndėrrohet prej sllavėve,
do ta kishte tė natyrshėm,
sipas tyre, njė kryezot serb.
4
Nostalgjia e kohėve tė fundit
pėr osmanizmin, nostalgji qė vetė
Turqia e sotme, moderne dhe kemaliste
do ta dėnonte, ėshtė mė
shumė se shqetėsuese. Ēdo vonesė
nė zbehjen e pastaj shuarjen e
saj e bėn mė tė zezė njollėn qė ajo
po i vė kėsaj shoqėrie.
Raportet e njė populli me
lirinė janė shenja e parė identifikuese
e tij. Ato janė karta e
parė kredenciale, e fisme apo e
pafisme, me tė cilėn ai shfaqet
pėrpara familjes sė popujve.
Flirtet e turbullta me robėrinė
dėshmojnė, as mė pak, as mė
shumė, raportet e turbullta me
lirinė. Njė dėshmi e munguar pėr
kėtė tė fundit, do ta vinte kombin
shqiptar nė bankėn e turpit, si i
vetmi popull nė kontinent, qė,
duke shkelur mė tė epėrmin ligj
moral tė njerėzimit, e modifikoi
identitetin e vet, pėr tia pėrshtatur
atė robėrisė.
Historia e kthyer nė mit (dhe
jo miti nė histori) e Kastriotit ka
qenė dhe mbetet njė histori fund
e krye pozitive, shqiptare dhe
europiane. Ėshtė pjella e parė e
pėrbashkėt e Shqipėrisė me Europėn
dhe, si e tillė, pėrveē qė na
nderon, na jep shpresė.
|
| 2008-12-29 |
|